INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viva Tech rikthehet në 2018!

Viva Tech rikthehet në 2018!

Publikuar më: 18:01 21-09-2017

Viva Technology, eventi më i madh i inovacionit dhe startup në Europë ka konfirmuar rikthimin në edicionin e tretë të tij në datat 24 - 25 - 26 Maj 2018.

Ediconi i 2017 rezultoi një sukses i madh duke bashkuar 68.000 vizitorë, 6.000 startup, 1.600 gazetarë (përfshirë ne të Geek Room), 1.400 invesitorë dhe 600 folës nga e gjithë bota.
Impakti i edicionit të dytë arriti të përfshije deri në 93milion persona falë rrjeteve sociale dhe medias digitale duke shënuar kështu një sukses të pa diskutueshëm me mbi 89% të vizitorëve të cilët shprehën dëshiren të rikthehen në 2018.
Në Maj të 2018 eventi do të nisë me dy ditë të dedikuara shtypit dhe investitorëve dhe një tjetër e lirë për vizitorët e apasionuar pas teknologjisë.
Gjithashtu stafi i Viva Tech po krijon hapsira të reja të cilat do të perfshihen në axhendë dhe që përfshin teknologjinë në Sport, Makina, Siguri Online, Elektronike etj.
Do të jetë një event për të mos u humbur pasi me siguri që ajo që përjetuam në 2017 po bëhet gati të përsëritet!

 

Article Logic
Execution time: 0.0028331279754639