INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viti i Ri 2018, shihni si është festuar në vende të ndryshme të botës [VIDEO]

Viti i Ri 2018, shihni si është festuar në vende të ndryshme të botës [VIDEO]

Publikuar më: 14:32 01-01-2018

Teksa shqiptarët dhe shumë qytetarë të tjerë në mbarë botën pritën me padurim vitin e ri, të parat që prekën 2018 ishin Zelanda e re dhe Australia.

Nga spektaklet e fishekzjarrëve ndezja e dritave dhe darkat me familjen te gjithë banorët në mbarë botën kanë festuar vitin e ri 2018.

Në një xhiro nëpër botë këto ishin vendet qe tërhoqën vëmendjen e mediave ndërkombëtare me spektaklin e dhuruar .

Mijëra njerëz në Paris sfiduan masat e larta të sigurisë për të ndjekur nga afër shfaqjen e fishekzjarrëve tek Harku i Triumfit.

Ne Londër, njerëzit u mblodhën përgjatë lumit Tamiz për të ndjekur nga afër atë çfarë kishin përgatitur autoritetet për festimet e Vitit të Ri.

Dhe banorët e Brazilit e kanë pritur vitin e ri midis fishekzjarrëve dhe përqafimeve.

Ndërsa në Berlin festimet u zhvilluan pranë botes së Brandburgut.

Dhe pse temperaturat shënonin disa gradë nën zero nuk i pengoi rusët që të dilnin në shesh për të ndjekur ndriçimin e qiellit.

Greqia ishte një ndër vendet e para qe priti vitin e ri me rënien e kambanave qe ne orën 22.00.

Spektakli I fishekzjarrëve nuk ka munguar as në vendin komunist.

Korea e veriut ka ndriçuar qiellin e Penianit duke hedhur me mijëra fishekzjarrë duke iu bashkuar kështu atmosferës festive si të çdo vend tjetër demokratik

Article Logic
Execution time: 0.0035488605499268