INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viti i derrit në Kinë, myslimanët i detyrojnë të hanë mish derri [VIDEO]

Viti i derrit në Kinë, myslimanët i detyrojnë të hanë mish derri [VIDEO]

Publikuar më: 18:16 09-02-2019

Komuniteti i myslimanëve që jetojnë në Kinë në rajonin Xianjiang, janë detyruar dhunshëm të konsumojnë mishin e derrit dhe të pinë alkool gjatë një eventi për festimin e Vitit të Ri lunar, që këtë herë përkon me derrin si kafshë.

2019 sipas horoskopit kinez është viti i derrit.

Banorët në Ili Kazakh kanë rrëfyer për “Daily Mail” se ishin ftuar në darkën e shtruar me rastin e festimit të Vitit të Ri kinez, ku është servirur mish derri dhe alkool.

“Zyrtarët kinezë i kanë kërcënuar ata se do t’i dërgojnë “në kampet e riedukimit, nëse refuzojnë të marrin pjesë në event”.

Fotot e eventit shfaqin zyrtarët kinezë në qytetin Yining duke vizituar komunitetin mysliman, ku në ambiente shihet mishi i derrit ku jepet t kudo.

Ata madje janë detyruar dhunshëm nga autoritetet të dekorojnë shtëpitë sikurse kinezët me rastin e Vitit të Ri kinez.

Kujtojmë se konsumimi i mishit të derrit nga myslimanët përbën një shkelje të besimit, pasi libri i tyre i shenjtë tregon se në Islam, derri dhe alkooli janë të ndaluara.

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547