INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Visjan Ukcenaj habit me deklaratën e tij: Me këtë politikane do të doja të kaloja një natë dhe të bëja gjëra të...[FOTO]

Visjan Ukcenaj habit me deklaratën e tij: Me këtë politikane do të doja të kaloja një natë dhe të bëja gjëra të...[FOTO]

Publikuar më: 18:20 06-09-2018

I njohur për rolin e laçianit në “Apartamenti 2 XL”, Visjan Ukcenaj po përgatitet të sjellë personazhet e rinj në “Duplex”. Për “jetën e dyfishtë” nga shtëpia para kamerave në atë jashtë kamerave ku pret ardhjen në jetë djali i tij, Visjani rrëfen për “Panorama Plus” prapaskenat e show-t improvizues:

Nga “Apartamenti 2XL” do të të shohim në “Dublex”, si e përjetove këtë lëvizje në tjetër televizion?

Në fakt ishte një lëvizje shumë e rëndësishme. Jam shumë entuziast për gjërat e reja. E prita me shumë qejf dhe përgjegjësi dhe do të jetë një sfidë e re dhe e bukur. “Apartamenti 2XL” më bëri të njohur për publikun, por “Duplex” do të jetë diçka më shumë. Dhe mezi po pres të fillojmë sezonin e ri tashmë në një familje më të madhe, familjen “Klan”.

Improvizimi është formula e këtij show humori. Për ty është më e vështirë teksti i mësuar përmendësh apo krijimi i situatave aty për aty?

Për mua nuk ka gjëra të vështira, ka gjëra që kërkojnë punë dhe ato që kërkojnë shumë punë dhe talent. Të mësosh tekst mund ta bëjë kushdo, por të improvizosh kërkon talent dhe punë. Mendoj se improvizimi është ndër zhanret më të vështirë të interpretimit, por dhe ndër më të bukurit.

Me cilin personazh ikonik të humorit do e krahasoje veten në situatat e ndryshme që krijon?

Me asnjë. S’më pëlqen të krahasohem apo të më krahasojnë. Por kam dhe unë aktorë të preferuar komikë dhe jokomikë, siç janë Will Smith, Daniel Dey Lewis, Di Caprio, De Niro, Anthony Hopkins, etj., se janë shumë.

Prapaskenat tuaja si janë, jeni më shumë trupa e aktorëve që “grihen” me njëri-tjetrin, apo ata që janë “miq për kokë”?

Çdo punë ka debate dhe diskutime, por ne i kemi prapaskenat shumë të bukura. Ne bëjmë shumë shaka me njëri-tjetrin, kemi marëdhënie të afërta dhe kjo na bën të veçantë.

Çfarë të bën përshtypje nga një drejtues si Tur Hyska dhe nga një drejtues artistik si Jul Deda?

E para, Turjani është një drejtues që jo të gjithë kanë fatin ta kenë. Të bën të ndihesh si shok me të dhe jo si drejtues. Të bën të ndihesh si në familje dhe jo në punë. Kjo është e rrallë. Nga ana tjetër, Juli nuk e luan postin e tij, ai sillet sikur mos ta kishte atë pozicion.

 

vuc.jpg

Cili është urdhri që e zbaton me qejf gjatë spektaklit dhe një urdhër që do e kishe të pamundur ta bëje?

Zakonisht urdhrat nuk kontestohen. Por urdhrat që bëj me qejf janë çdo urdhër përveç urdhrave që duhet të luaj një plak që, fatmirësisht, kanë ndodhur shumë rrallë.

Të çorodisin ndonjëherë femrat që keni në trupë dhe ato që vijnë si të ftuara dhe pse?

Nuk çoroditem kollaj. Por nuk kam simpati për mendjemadhësinë. Më duket si një fukara, që përpiqet të blejë një “Lambo”. Thjeshtësia është vlerë.

Me cilën femër të famshme do të doje të kalojë natën në “Duplex” dhe me cilin politikan do të doje të merrje kokainë?

Me Angela Merkel do kaloja një natë që ta bind se jam më i mirë se Edi Rama. Dhe t’i kërkoja nja 100 mijë euro. Kokainën s’e kam provuar ndonjëherë, por do ta provoja nëse Angela Merkel do m’i jepte ato 100 mijë eurot.

Një aktor si ty, si është brenda mureve të shtëpisë, dhe si e përjeton statusin e bashkëshortit dhe babait?

Brenda mureve të shtëpisë gjej qetësinë dhe çdo gjë tjetër që më bën njeri më të mirë dhe të suksesshëm. Familja është gjithçka, si bashkëshort mendoj se jam shumë i mirë, por prapë s’mund ta gjykoj unë vetë. Duhet të flasë Jona për këtë pjesë, ndërsa si baba mezi po pres nga dita në ditë të lindë im bir dhe ta kem në krahët e mi.

Meqë ke rrëfyer një histori se Altin Basha të ka “sabotuar” numrin në “Portokalli”, kur ishe ende student, nëse i besojmë karmës, çfarë do të doje t’i ndodhte atij që të ndihej njësoj si ty atëherë?

Altin Basha s’ma ka sabotuar numrin, por nuk e nxori në transmetin, duke më dhënë një argument që, për mua, nuk qëndronte. Më vonë kanë kaluar vitet dhe ne jemi takuar shpesh në Akademi. Madje, më ka ndihmuar në një nga provimet e shkollës, pasi me duhej një kostum i veçantë për një monolog. Dhe Altini ma siguroi pa hezituar, e për këtë i jam mirënjohës./panoramaplus

Article Logic
Execution time: 0.0028340816497803