INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vin Diesel apo Dwayne The Rock Johnson, ja kë zgjedh Hillary Clinton nga aktorët e “Fast and Furious”[VIDEO]

Vin Diesel apo Dwayne The Rock Johnson, ja kë zgjedh Hillary Clinton nga aktorët e “Fast and Furious”[VIDEO]

Publikuar më: 12:11 21-10-2018

E ftuar në një emision televiz, të shtunën mbrëma, Hillary Clinton iu përgjigj pyetjeve të një gazetari rreth çështjeve të ndryshme, por njëra nga ato që tërhoqi shumë interes ishte edhe pyetja mbi filmin “Fast and Furious”.

Politikania u pyet për qëndrimin e saj, se anën e kujt mbante në luftën midis dy personazheve kryesore të filmit që ndodhen në krahët e kundërt të njëri-tjetrit, Vin Diesel dhe The Rock.

Përgjigja e saj ishte çuditërisht diplomatike: “Një pyetje shumë e vështirë. Të dy këta personazhe i japin filmit një energji mjaft të lartë. Ndërkohë që The Rock është bërë pjesë së fundmi, Vin Diesel është me të vërtetë zemra e filmit dhe familjes Toretto dhe në fund do të jetë më mirë për të gjithë sikur ata të mos shohin më të kaluarën, por të hedhin sytë nga e ardhmja dhe të bashkëpunojnë së bashku. Ju e dini që mua më pëlqen shprehja ‘më të fortë së bashku’ dhe këtë dëshiroj edhe për personazhet e filmit.”

Kjo përgjigje e la audiencën shumë të kënaqur dhe Hillary provoi edhe njëherë se diplomacia e saj është e pashoqe.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105