INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viktor Zhusti, Eva Alikaj dhe Yllka Mujo me një super projekt! Zbulojeni këtu...[FOTO]

Viktor Zhusti, Eva Alikaj dhe Yllka Mujo me një super projekt! Zbulojeni këtu...[FOTO]

Publikuar më: 11:53 03-10-2018

Viktor Zhusti, Eva Alikaj, Yllka Mujo, Lulzim Zeqja rikthehen me një projekt të ri i cili me siguri do të rrëmbejë zemrat e publikut.

Regjisori Gëzim Kame, i ka vendosur në këto rrethana artistët që i janë bashkuar, në këtë projekt të ri teatror.

Rikthimin, Kame ka vendosur ta bëjë me dramën“Terror” të Ferdinand von Schirach, shkruar dhe vënënë skenë në vitin 2016, në mbi 80 teatro në botë dhepërkthyer në 40 gjuhë si dhe është skenarizuar dhexhiruar si film me të njëjtin titull.

Kjo vepër është në sintoni me çastin politik në Shqipëri. Në koherencë me Vettingun. Ky gjyq idramatizuar i bën thirrje ndërgjegjies së publikut tëbëjë zgjedhjen midis parimeve bazë të njeriut ose ftohtësisë së ligjit.

Të gjendur në një avion civil, me 164 pasagjerë në bord, do të rrëmbehen nga një terrorist, i cili do ta detyrojë pilotin të ndryshojë kursin e udhëtimit. Pra destinacioni nuk do të jetë Frankfurti por Mynihu, stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja Gjermani-Angli, në prani të 70.000 tifozeve raporton Blitz.al

Avioni ushtarak, i ngritur ne ajër, përdor çdo mënyrë për të bindur terroristin të bëjë ulje në një pistë tjetër, por pa rezultat. I ndodhur në këto kushte ekstreme, piloti vendos pa asnjë urdhër nga eprorët e tij, të qëllojë dhe asgjesojë avionin.

Vepra shtjellon gjyqin që i bëhet pilotit me argumentin: A duhet të vriteshin të pafajshmit për të shpëtuar një numër më të madh të tjerësh ?

Në këtë dramë, spektatori pritet të jetë në ndërveprim me aktorët. Le të shpresojmë që yjet e kinematografisë shqiptare të shkëlqejnë edhe këtë hërë ashtu siç jemi mësuar ti shikojmë gjithmonë./intv.al/

 

y_r.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0039818286895752