INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vijon protesta e fermerëve, derdhin qumështin në rrugë [VIDEO]

Publikuar më: 10:18 03-04-2019

Edhe këtë të mërkurë në shenjë proteste fermerët kanë derdhur qumështin në rrugë.

Fermerët e Lushnjes dhe Rrogozhinës protestojnë duke kundërshtuar ndryshimin e TVSH per prodhuesit e qumështit.

Protestuesit bllokuan aksin kryesor rrugor.

Ata mbanin në duar pankartat ku lexohej “nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”.

Kjo është e disata javë që fermerët kanë zgjedhur këtë mënyrë proteste, të derdhin qumështin në rrugë.

Article Logic
Execution time: 0.0032598972320557