INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijojnë replikat, Basha i përgjigjet Ramës: Nxirr ekspertizën e audio përgjimit, pse vonon

Vijojnë replikat, Basha i përgjigjet Ramës: Nxirr ekspertizën e audio përgjimit, pse vonon

Publikuar më: 18:30 08-10-2018

Vijojnë akuzat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Kreu i opozitës ka reaguar pas statusit të fundit të kryeministrit i cili kërkonte nga Basha të tregonte se kush e lidhi me poetin ‘Babale’ dhe kush e çoi nga zyra e tij për tek gazetari.

Kryedemokrati ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe thotë se shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e audio përgjimit në të cilën pretendohet se shfaqet vëllai i Fatmir Xhafajt në pazare droge.

Statusi i Lulzim Bashës:

Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani!

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646