INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vidhnin portofolët e qytetarëve në Vlorë, pranga dy xhepistëve fierakë [VIDEO]

Vidhnin portofolët e qytetarëve në Vlorë, pranga dy xhepistëve fierakë [VIDEO]

Publikuar më: 08:46 14-09-2019

Dy persona janë kapur nga policia pasi kanë kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Vlorës, kryesisht vidhnin portofolë nga qytetarë të ndryshëm.

Ata janë kapur nga Policia pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur portofolat e dy qytetarëve pranë poliklinikës së qytetit, dhe i kanë marrë nga 8 000 lekë dhe 4 000 lekë.

Gjatë operacionit “Portofoli” janë në pranga 53-vjecari me inicialet A.T banues në Fier dhe 52-vjeçari me inicialet E.P.

Policia bën me dije se personat e mësipërme dyshohet se janë autorë për kryerjen e 7 vjedhjeve të tjera në qytetin bregdetar.

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178