INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video skandali/ Ndodh dhe kështu, gati gjysma e kabinetit qeveritar jep dorëheqjen[FOTO]

Video skandali/ Ndodh dhe kështu, gati gjysma e kabinetit qeveritar jep dorëheqjen[FOTO]

Publikuar më: 08:33 21-05-2019

Pjesa e kabinetit qeveritar e emëruar nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë në Austri kanë dhënë dorëheqjen. Largimi i ministrave në të njëjtën ditë ka future qeverinë në një kaos.

Kjo situatë u krijua pasi kreu i kësaj partie, Heinz-Christian Strache, i cili mbante postin e zv.kancelarit, u detyrua të dorëhiqej gjatë fundjavës, për shkak të publikimit të një videoskandali. Strache ishte filmuar teksa propozonte të ofronte kontrata qeveritare për mbesën e një oligarku rus.
Mëngjesin e së hënës ai kishte kërcënuar se, nëse pas tij do të detyrohej të jepte dorëheqjen edhe ministri i Brendshëm Herbert Kickl, Partia e Lirisë do të tërhiqej nga koalicioni qeverisës. Kancelari Sebastian Kurz ishte ai që bëri thirrje gjatë fundjavës për shkarkimin e Kickl, duke thënë se ai duhej të mbante përgjegjësi për skandalin pasi ishte Sekretar i Përgjithshëm i partisë. Video skandali i korrupsionit u publikua në mediat gjermane. Strache dha menjëherë dorëheqjen ditën pasardhëse, ndërsa Kancelari Kurz, tha se vendi duhej të zhvillonte zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare. Mes ministrave të dorëhequr janë ai i Jashtëm, ai i Mbrojtjes, ai i Transportit, si dhe ai i Çështjeve Sociale. Partia e Lirisë kishte zënë gati gjysmën e kabinetit qeveritar pas zgjedhjeve të fundit në Austri.

cruz.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0014281272888184