INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video që po bën xhiron e rrjetit! Do të shokoheni e do të qani nga kjo MAGJI që i ka ndryshuar jetën këtij personi, mos e humbisni [VIDEO]

Video që po bën xhiron e rrjetit! Do të shokoheni e do të qani nga kjo MAGJI që i ka ndryshuar jetën këtij personi, mos e humbisni [VIDEO]

Publikuar më: 20:57 16-04-2018

Kur në skenën e “Britain’s Got Talent”u shfaq Marc Spelmann, juria bëri të pamundurën që të përqendrohen tek lëvizjet e tij. 

Para tyre po qëndronte një burrë që do të realizonte një “rreng”, dhe për këtë arsye përcillnin me vëmendje çdo lëvizje të tij, duke mos dyshuar për asnjë moment që kjo “pikë” do t’ua ndryshojë jetën përgjithmonë.
Mark ua kishte shpërndarë anëtarëve të jurisë një kub, ngjyra të qiriut, libër dhe një stilolaps të cilin ia dhuroi Simon Coëell nga i cili kërkoi që ta mbajë me dorën e djathtë, dhe më pas ndodh “mrekullia”.
“Sikur t’ju thoja se këtë e kam ditur dy apo nëntë muaj më parë , apo dy vite?”, i ka pyetur ai jurinë të cilëve ende nuk u tregoi se si i kishte “përzier” kubin, ngjyrë kishin zgjedhur, apo letrën apo fjalën në libër”.

Historia prekëse e Marc Spelmann i ka bërë të gjithë të pranishmit të qajnë.

“Më 23 dhjetor të vitit 2014 e zbulova magjinë… Unë dhe gruaja ime për pesë vite jemi munduar të bëhemi me fëmijë, për pesë vite kemi provuar të gjitha metodat. Gruas time mjekët i zbuluan tumorin gjatë shtatzënisë. Kështu vajza jonë Isabella i mbijetoi kimioterapisë dhe realizoi ëndrrën tonë duke luftuar me një sëmundje të rëndë. Këtë e kam filmuar dy muaj më parë. Ajo asokohe vizatonte me vetëm një ngjyrë”.

Në pyetje ishte ngjyra e kuqe, që e kishte përzgjedhur njëri prej anëtarëve të jurisë, ndërsa Marc e vazhdoi tregimin e tij.
“Gjashtë muaj më parë nuk dëshironte të flinte pa lodrat e saj të preferuara”.

Në pyetje ishte një pinguin i vogël, i njëjtë me atë të vizatuar në letrën që e kishte përzgjedhur pjesëtari i jurisë.

“Isabella gjithmonë luante me sendet e babait të saj, dhe para nëntë muajve ajo kishte rregulluar kubin deri në këtë masë”.

Ndërkohë pjesëtari i fundit i jurisë Simon Coëell kishte mbetur i fundit që të befasohet. Marc e pyeti se cilën fjalë e kishte rrumbullakuar me stilolaps në librin që ia kishte dhuruar, bëhej fjalë për fjalën “kapelë”.

“Këtë e kam filmuar dy vite më parë. Simon, Isabella ka diçka për të thënë”, shkruante në ekranin gjigant ku më pas u dëgjua Marc duke e pyetur bijën e tij, se çfarë mendon që Simon do të qarkonte me stilolaps nëse ai do të merrte pjesë në shoun “Britain’s Got Talent”.

Vogëlushja pa u menduar dy herë kishte thënë “kapelë”.

Megjithatë, Marc që në fillim të paraqitjes së tij ua kishte bërë me dije anëtarëve të jurisë se kishte gjetur magjinë që ia ka ndryshuar jetën.

Article Logic
Execution time: 0.002708911895752