INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video e turpshme e policit, reagon Lleshaj: Po kërkohet, kush është denoncuesi...

Video e turpshme e policit, reagon Lleshaj: Po kërkohet, kush është denoncuesi...

Publikuar më: 12:16 12-02-2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar në Malësinë e Madhe ku u arrestua polici i cili u denoncua nga mediet për ngacmim seksual ndaj një të miture. Ai është shprehur se që prej mbrëmjes së djeshme janë duke kërkuar denoncuesin e videos ku shfaqet polici Berhan Bajrakurti.

Pas takimit me autoritetet lokale, Lleshaj tha për mediat se pyetja që duhet të ngrihet është: Kush është denoncuesi?

''Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e juaja dhe e gjithë shoqërisë, na përfaqësojnë të gjithëve ne'', ka thënë Lleshaj.

I pyetur nga gazetarët nëse ka një denoncim rreth Berhan Bajrakurtit, pasi thuhet se familjarët i janë drejtuar komisariatit të Shkodrës dhe nuk i është pranuar denoncimi, Lleshaj përgjigjet për OraNews se: ''Kjo nuk është e vërtetë, policia e shtetit po kërkon që mbrëmë dhe denoncuesi nuk gjendet. Kjo është pyetja kryesore. Kush është denoncuesi?''

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156