INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video e FERO-s me modelen po bën xhiron e rrjetit, por Arbenita jep lajmin që ndoshta reperit s’do t’i pëlqejë [VIDEO]

Video e FERO-s me modelen po bën xhiron e rrjetit, por Arbenita jep lajmin që ndoshta reperit s’do t’i pëlqejë [VIDEO]

Publikuar më: 09:35 18-07-2019

Modelja e njohur Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë kthyer tashmë në një nga çiftet më të komentuara të showbizzit shqiptar.

Dyshja e njohur është vazhdimisht pjesë e mediave rozë për jetën e tyre private, ndërkohë që nuk nguRojnë që të jënë shumë të pranishëm edhe në mediat sociale ku publikojnë shpesh foto e video me njëri-tjetrin.

Mirëpo së fundmi Arbenita bëri një postim siç nuk jemi mësuar kurrë ta shohim, pasi kërcënoi publikisht një fanse të të dashurit të saj, Feros dhë bëhet fjalë pikërisht për Serena Sulan e cila ka marrë pjesë vitin e kaluar në “Miss Universe Albania”.

Pas postimit të Arbenitës reagoi edhe modelja (lexo këtu), mirëpo ditën e djeshme nisi të qarkullojë në media një video e Feros me fansen e tij, teksa ndodheshin në prapaskenën e njërit prej koncerteve të reperit.

 

E pas këtyre ndodhive të fundit Arbenita dha një lajm të keq për Feron i cili tashmë do e ketë shumë larg të dashurën e tij. Kjo e fundit njoftoi se do të largohet për në SHBA dhe publikoi një foto ku po aplikonte për vizë.

“SHBA po vij”, shkroi ajo, por nuk e dimë nëse do jetë për ndonjë nga ato eventet e modës ku modelja merr pjesë apo për një kohë më të gjatë.

 

usa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039260387420654