INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video e Buffon dhe Ronaldos po bën xhiron e rrjetit, portieri italian jep lajmin e trishtë pas eliminimit nga Real Madrid [VIDEO]

Video e Buffon dhe Ronaldos po bën xhiron e rrjetit, portieri italian jep lajmin e trishtë pas eliminimit nga Real Madrid [VIDEO]

Publikuar më: 13:29 12-04-2018


Juve i ka shkuar shumë pranë mrekullisë kundër Real Madrid në “Champions League”. Skuadra italiane deri në minutat shtesë së ndeshjes së kthimit po udhëhiqte 0-3 në “Bernbaeu”, duke zhvlerësuar atë humbje me të njëjtat shifra në ndeshjen e parë çerekfinale në Torino, por një penallti e dhënë në minutën e 93-të është kthyer në gol nga Ronaldo.

Në përfundim të ndeshjes portierI legjendar ka dhënë një intervistë për mediat e cila ndërpritet për një çast nga Christiano Ronaldo. “ Më fal pak”- i thotë futbollsiti i Real Madridit dhe e përqafon portierin italian. Videoja brenda pak orësh bëri xhiron e botës.

Portieri i Juventusit, përveç shpërthimit të ashpër kundër gjyqtarit Oliver, i cili e dëboi atë me karton të kuq për shkak protestash te rasti i penalltisë, në fund të ndeshjes, gjithashtu, ka lënë një qasje të qartë në lidhje me vendimin për “t’i varur dorezat” në fund të këtij sezoni.

“Jam krenar që jam kapiten i Juventusit, por zhgënjimi më i madh është të ndalem së luajturi, të largohem nga këta njerëz, por jeta vazhdon”, – pranon Buffon për “Juventus TV”. Pra, numri një i bardhezinjve është duke e mbyllur me një dëshirë dhe një ftesë për shokët e tij: “Shpresoj t’u kem përçuar diçka që t’u vlejë. Të më falënderojnë”.

Në këtë pikë, me pak fjalë, vendimi duket se është marrë. Mirëbesimi i Gianluigi Buffon ndaj futbollit po bëhet gjithnjë e më i afërt. Tani, gjithçka që mbetet, është të presësh vendimin zyrtar.

Article Logic
Execution time: 0.0039718151092529