INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëzhgimi i IN News, shumica e studentëve pro grevës së profesorëve

Vëzhgimi i IN News, shumica e studentëve pro grevës së profesorëve

Publikuar më: 13:56 12-02-2018

Problemet në arsimin e lartë s’kanë të ndalur! Shumë studentë sot kanë mbështetur profesorët e tyre që kanë sugjeruar mbajtjen e një greve për shkak të kushteve të rënda ku punojnë. Madje disa studentë, pasi renditën për kameran e IN News problemet nga më banalet, që janë deri dhe mungesa e stolave në klasë thonë se do të bashkohen me profesorët e tyre nëse bëhet grevë.

“S’kemi klasa, s’kemi banka, jam dakort të bëhet grevë”, tha një student. “Do marrë pjesë dhe unë në grevë,” shtoi një tjetër student.
Vetëm pak prej tyre nuk janë dakort me grevën prej frikës se nisën dhe sezoni i provimeve e mos ju digjet viti akademik.

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559