INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëzhgimi i IN News, protesta e qepenave të mbyllur! Tregtarët, po falimentuam do ikim në Gjermani...[VIDEO]

Vëzhgimi i IN News, protesta e qepenave të mbyllur! Tregtarët, po falimentuam do ikim në Gjermani...[VIDEO]

Publikuar më: 20:33 10-04-2018

“Unë me qepen të mbyllur jam çdo ditë”, këtë tha një nga tregtaret e tregut çam teksa vendosi ti bashkohej simbolikisht protestës së biznesit të vogël që nuk pranon të paguajë TVSH duke mbyllur për 1 orë dyqanin.

Pjesa më e madhe e biznesve në tregjet e kryeqytetit, por dhe në disa rrugë kryesore u mbyllën për një orë. Disa tregëtarë treguan për kameran e IN Neës vështirësitë me të cilat përballen. Madje një prej tyre Ndriçimi, që i duhet të ushqejë me këtë dyqan të vogël 2 familje tha se në këto kushte si mbete gjë tjetër vetëm të emigrojë.

Me këtë biznes jetojmë dy familje me 10 pjesëtarë. Po të paguamë Tvsh-në do rritim çmimet. Me çmime më të larta s’do kemi blerës na mbetet ta mbyllim dhe të ikim në Gjermani,” tha Ndriçimi.

Nëse falimenton, mundësinë për të provuar fatin në Gjermani e sheh si opsion dhe një tjetër tregëtar.

“Kishim shpresa, po ky vend s’bëhet! Ky s'është biznes është punë private familjare. Me këtë ushqehemi 4 persona. Do ikim s'mund të rrimë po falimentuam”, tha një tjetër tregëtar.

Ndërsa një tjetër sipërmarrëse tha se: “Jam e gatshme ta mbyll çdo ditë biznesin. TVSH-në se përballojmë dot shesim a s’shesim një apo dy produkte.”

Po gjithësesi në tregun çam, ku dhe u fokusua në pjesën më të madhe të ditës kamera e IN Tv pati dhe nga ata biznese që nuk ulën qepenat, disa për faktin se ishin shitëse dhe nuk ua kishin komunikuar pronarët dhe të tjerë se nuk e kalonin pragun e xhiros, që prek TVSH-ja. Ndërsa më solidarë u dukën tregëtarët e Medresesë, thuajse të gjithë i mbyllën dyqanet për 1 orë. Nëpër tregje u panë dhe përfaqësues të opozitën.

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371