INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgimi i IN News, Edi Rama më i ndjekuri në Facebook, ja ministrja që e lexon më shumë [VIDEO]

Publikuar më: 14:16 06-05-2019

Platformat online janë kthyer në një tregues të rëndësishëm për pëlqyeshmërinë e personazheve publikë, jo vetëm të artit, por edhe të politikës. 

Nëse i referohemi një deklarate të ish-zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Muka të bërë kohë më parë, ndjekja e ministrave në rrjetet sociale ishte temë bisede edhe në mbledhjet e qeverisë.
IN TV sjell sot shifrat e pëlyeshmërisë për kreun e qeverisë dhe ministrave në rrjetin social Facebook. Rama është kampion. Ai numëron 1.165.460 persona që i kanë bërë like dhe e ndjekin në rrjetin social.

Sa i përket ministrave, edhe pse Pandeli Majko është ndër socialistët e parë, ai tejkalohet nga Elisa Spiropali, ministre e Shtetit dhe Marrëdhënieve me Parlamentin. Spiropali rezulton të jetë ministrja më popullore, duke numëruar 77.335 ndjekës në Facebook, ndërsa ministri për Diasporën ndiqet nga mbi 57 mijë ndjekës. Nga emrat e rinj që u përfshinë në kabinet është vetëm ministrja e Arsimit, Besa Shahini që renditet mes ministrave më të ndjekur. Madje, ajo ndiqet më shumë edhe se Eduard Shalsi dhe Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë.

Ministrat më të ndjekur në Facebook

-Elisa Spiropali, 77.335 ndjekës
-Pandeli Majko, 57.501 ndjekës
-Olta Xhaçka, 54.865 ndjekës
-Ogerta Manastriliu, 35.697 ndjekës
-Blendi Klosi, 30.137 ndjekës
-Besa Shahini, 24.652 ndjekës
-Eduart Shalsi, 24.508 ndjekës
-Bledi Çuçi, 20.201 ndjekës

Ministrat e tjerë, si Gent Cakaj, Sandër Lleshaj e Belinda Balluku janë mes ministrave më pak të ndjekur në rrjetin social.

Ministrat më pak të ndjekur në Facebook

-Gent Cakaj, 14.345 ndjekës
-Sandër Lleshaj, 13.412 ndjekës
-Etilda Gjonaj, 10.525 ndjekës
-Elva Margariti, 6.819 ndjekës
-Anila Denaj, 4.404 ndjekës
-Belinda Balluku, 3.468 ndjekës

Ajo që bie në sy nga vëzhgimi i profileve është se ata ndjekin njëri-tjetrin dhe bëjnë pëlqime tek postimet e tyre. Edhe këtu kryeson Edi Rama, i cili ndjekësen më besnike e ka ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun. Ndërsa pëlqimet nga degët e PS dhe drejtoritë janë të zakonshme tek faqja e shefit të qeverisë.

manastriliu_serishsss.PNG

manastirliu_like_rames.PNG

manstirliu_like_rames.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217