INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim i IN News, të përdorësh taksi në Shqipëri ende luks [VIDEO]

Publikuar më: 16:16 07-05-2018

Të përdorësh taksin në kohët e sotme në botë nuk është më një luks. Po në vendin tonë vazhdon të jetë e tillë për faktin se çmimet e tyre për njerëz me të ardhura normale apo dhe pensionistët janë të papërballueshme. IN Tv morri disa opinione nga grupmosha të ndryshme. Shumë prej tyre nuk i përdorinin fare për shkak të çmimeve të kripura. 

Ka dhe një tjetër kategori që i përdor taksitë vetëm kur ka emergjenca. Po dhe ky grupim e thotë qartë se shkak janë çmimet e larta.
Ndërsa një i ri mbase e ka të qartë se cili mund të jetë një nga faktorët që çmimet e taksive janë kaq të larta në vendin tonë ndaj mendon se këtu mund të ndërhyjë qeveria.
“Shteti të ndikojë në uljen e çmimit të naftës se ne e prodhojmë në vend,” tha për IN News një i ri.
Ndërsa drejtuesit e taksive jashtë kamerave veç naftë së shtrenjtë nxjerrin dhe një tjetër arsye, që janë taksat e larta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172