INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim i IN News/Rreziku i nxënësve gjatë transportit![VIDEO]

Publikuar më: 13:24 05-10-2017

Çdo mëngjes e çdo drekë para të gjitha shkollave në kryeqytet ndalojnë furgonat që transportojnë nxënësit. Po ti numërosh në to janë mbi 20 fëmijë, por dhe mësues. Prindërit paguajnë para për shoqërimin e fëmijëve në shkolla me furgona, që në fakt tejmbushen duke rrezikuar seriozisht jetën e të vegjëlve. Një nxënës na rrëfeu dhe një rast konkret. “Është rrotulluar njëherë, futin nga 30 vetë në një furgon,” tha për IN News një nxënës i klasës së pestë. Si ky nxënës dhe të tjerë tregojnë për IN News se prindërit janë në punë dhe janë të detyruar të shkojnë në furgon edhe pse kushtet në shumicën e rasteve nuk janë të mira apo janë dhe ngushtë nga tejmbusha e mjetit. Me kameran tonë u ndeshëm dhe me të tjerë nxënës dhe prindër që nuk zgjedhin furgonat, pasi e njohin rrezikun, që mund t`u kanoset nga një transport i pasigurtë. “Më i sigurt jam më babi se më furgon”, tha një nxënës. Ajo që ndodh në shkollat publike është po kështu dhe në ato private e në disa raste vërejtëm se në këta furgona të pasigurt hipin dhe vetë mësuesit.

Article Logic
Execution time: 0.0032291412353516