INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim i IN News. Po mësohen qytetarët pa qese buke?[VIDEO]

Publikuar më: 15:15 30-10-2017

Prej më shumë se një muaj të gjithë konsumatorët në kryeqytet e marrin bukën të paketuar vetëm me letër. Shumë përdorin dhe çanta rrobe. Pjesa më e madhe e qytetarëve, që takuam e kishin të qartë arsyen se përse nuk duhet të përdoren qeset dhe e kanë vlerësuar nismën e Bashkisë së Tiranës. Ata thonë se qeset e bezeve janë më ekologjike.

Po ka dhe të tjerë që marrin qese plastike nga shtëpia dhe paketojnë bukën në dyqan duke thënë se qeset e letrës u thajnë bukën.
Ndërsa shitësit në furrat e bukës pohojnë për kameran e IN News se klientët fillimisht ishin të ndarë në dy kategori pro dhe kundër.
Pak muaj më parë për arsye ekologjike edhe supermaketet e mëdha nisën të japin qeset me pagesë. Deri tani shumica e qytetarëve shkojnë me torba me vete dhe shumë pak blejnë qese plastike duke eleminuar deri 60% përdorimin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562