INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim i IN News, nis viti i ri akademik! Studentët rreshtojnë problemet...[VIDEO]

Publikuar më: 14:26 16-10-2017

Sot ka nisur viti i ri akademik. Por duket se ai do të shoqërohet sërisht me një sërë problematikash, sidomos në universitetet publike. Ku ulja e tarifave apo dhe nevoja për më shumë laboratorë apo orë praktike janë më të mprehtat.
Thuajse të gjithë studentët që biseduam na pohuan që kanë marrë shtëpi me qira ndaj, pasi kushtet në konvikte lënë për të dëshiruar.
Këtë vit në arsimin e lartë publik janë rregjistruar afro 30 mijë studentë të rinj që do të ndjekin ciklin e parë të studimeve po me sa pamë në disa fakultete sot ata thjesht janë njohur me ambjentet dhe nuk kanë nisur mësimin, pasi oborret kanë qënë të tejmbushur përgjatë gjithë ditës.
Po kjo ditë është shoqëruar dhe me protesta nga Lëvizja për Universitetin që në mënyrë simbolike përfaqësuesi e saj kanë hapur dhe një baderolë tek korpusi universitar për ti thënë qeverisë se ata nuk do ndale dhe do kundështojnë me forcë reformat e gabuara. Mirela Ruko tha se mjedise janë të pamjaftueshme dhe burokracia mbytëse dhe se qeveria po vendos universitetet publike në proces të pandershëm akreditimi.

Article Logic
Execution time: 0.0031700134277344