INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim i IN News, fëmijët preken nga sëmundjet e moshës së tretë. Arsyet...[VIDEO]

Publikuar më: 16:16 03-10-2017

Çantat e rënda, bangat e vogla, por dhe kequshqyerja po ndikojnë negativisht në shëndetin e fëmijëve. Sot një pjesë e tyre po ndeshen me sëmundje, që prekin vetem të moshuarit. Skoliozat apo siç njihen ndryshe shtrembërim i shtyllës kurrizore, diabeti apo dhe astma kanë prekur shumë nxënës. Mjeket e shkollave janë ato që i kanë konstatuar shumicën e këtyre diagnozave dhe kanë ngritur shqetësimin për IN News.
Mjeket shtojnë se kanë vështirësi të bindë shumë prindër, që fëmijët e tyre të ndiqen tek mjekët specialistë, pasi shumë nga ata nuk pranojnë diagnozën që ne fakt i takon një personi në moshë të thyer.
Pak ditë më parë In News ngriti dhe një tjetër problematikë ku në çdo klasë 5 deri 8 fëmijë janë me syze për shkak se përdorin masivisht dhe me orare të gjata pajisjet teknologjike.

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654