INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vëzhgim i IN News, ku mund të gjeni ilaçe gjatë natës[VIDEO]

Publikuar më: 16:16 09-05-2018

Me rritjen e vazhdueshme të sëmundjeve në vendin tonë nevoja për shërbim farmaceutik edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes është një domosdoshëmri. Në kryeqytet ka të paktën 10 farmaci, që qëndojnë hapur dhe gjatë mesnatës. Shumica e tyre janë të përqëndruara në zonat pranë spitaleve. IN Tv kreu një vëzhgim dhe pa nga afër që veç atyre farmacive, që e kanë të shkruar dukshëm shërbimin 24 orë ka dhe të tjera që qëndrojnë hapur pse jo dhe për të përfituar ca para. Ne takuam përgjatë gjithë natës të sëmurë dhe familjarë të tyre. Disa blinin në mënyrë individuale barna dhe të tjerë dërgoheshin nga mjektë e spitaleve, se shumë ilaçe vazhdojnë të mungojnë.

Ndërsa shumica e farmacistëve me të cilët biseduam na thanë se qëndrojnë hapur gjatë gjithë natës qoftë dhe për një të sëmurë të vetëm, që ka nevojë për mjekim.
Farmacitë 24 orë janë të përqëndruara në zonat kryesorë të Tiranës, duke nisur nga ato rreth e rrotull spitaleve, tek bulevardi Zogu i parë, pranë Pazarit të ri, në Rrugën e Dibrës, tek Zogu i Zi dhe tek në afërsi të Stadiumit Dinamo. Ndaj kush nuk e di se ku ndodhen farmacitë e natës, sot ne ju orjentuam.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713