INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vezë e tymuese para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë [VIDEO]

Publikuar më: 12:08 26-05-2018

Largimi i kryeopozitarit Lulzim Basha nga podiumi i improvizuar para kryeministrisë, ashtu siç ishte paralajmëruar është shoqëruar me hedhjen e vezëve dhe flakadanëve në drejtim të fasadës së ndërtesës qeveritare.

Një pjesë e manifestuesve nuk janë larguar pas thirrjes së Bashës për të shkuar para Ministrisë së Brendshme, por kanë qëndruar para kryeministrisë.

Ndërkohë në një moment të caktuar turma e protestuesve kanë nisur të shtyhen me njeri tjetrin e më tej me policinë që ishte rreshtuar para kryeministrisë, duke tentuar të çajnë kordonin e efektivëve.

Por nga ana e këtyre të fundit nuk ka pasur asnjë reagim, çka ka bërë që situata të qetësohet gradualisht dhe protestuesit të largohen drejt sheshit ‘Skënderbej’ së bashku me liderin demokrat Lulzim Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0036921501159668