INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu, radha e kryeprokurores Arta Marku para komisionit

Vettingu, radha e kryeprokurores Arta Marku para komisionit

Publikuar më: 09:08 03-07-2018

Në orën 10 të ditës së sotme do të dalë para komisionit të Vettingut kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Komisioni i Pavarur Kualifikues do të vlerësojë aftësitë profesionale dhe të figurës, si dhe pasurinë e kryeprokurores.

Ish-prokurorja e Shkodrës u zgjodh Kryeprokurore e përkohshme në Kuvend, në një seancë të pazakontë më 18 dhjetor të vitit të shkuar, pas 17 vitesh punë në sistemin e drejtësisë.

Marku do të dalë përpara KPK-së me një trupë gjykuese që përbëhet nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Arta Marku ka punuar 15 vite punë si prokurore në Rrethin e Shkodrës, ku ka mbajtur detyra të ndryshme, si shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës/drejtuese e prokurorisë deri në 2016.

Në momentin kur u zgjodh prokurore e përkohshme u nënvizua se Arta Marku posedon një pasuri modeste pasi banon në një apartament 55 metra katror, por me marrjen e një kredie së bashku me bashkëshortin kanë blerë edhe një apartament tjetër në vitin 2007. Ajo është e martuar me një oficer të policisë gjyqësore dhe ka dy vajza të mitura.

Article Logic
Execution time: 0.0040130615234375