INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu në politikë, Rama i gatshëm: Le ta ndajmë këtë punë me libër shtëpie

Vettingu në politikë, Rama i gatshëm: Le ta ndajmë këtë punë me libër shtëpie

Publikuar më: 12:25 07-09-2018

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm që procesi i Vettingut në politikë të nis fillimisht me të dhe njerëzit e tij të afërt. Rama tha se ky mekanizëm do të shërbejë për të zbardhur gjithçka, pronat, tenderat, udhëtimet jashtë vendit, pasuritë e politikanëve duke treguar një herë e mirë se kush gënjen popullin. Më tej kreu i PS-së akuzoi kundërshtarin e tij politik se po bën gabime. 

“Luli po bën po atë gabim që bëri. Se normalisht atyre që janë mbi 18-vjec ju lejohet të bëjnë gabime të reja. Nuk mund të bësh gabime të përsëritura. Por një gjë e mirë është Vettingu në politikë. Të bëhet sa më parë. S’ka pas drejtësi, proceset janë mbyllur me raporte mjekësore, kanë vrarë e prerë se nuk ka pasur drejtësi. Vettingun në një sistem funksional, e bën populli me votë dhe drejtësia. Një drejtësi e çliruar nga kthetrat e politikanëve është struktura që bën Vettingun”-u shpreh Rama.
Kryeministri u tregua i gatshëm që në ‘sitën e Vettingut’ politikë të kaloi vet i pari. “Megjithatë përtej kësaj, çdo instrument i ri i mundshëm që bën transparencë, për mua të parin, për gruan time, tokat e gruas, për pallatin, tenderat e baxhanakut tim, për kunatin, për fëmijët e mi, është një instrument që mund të na vlejë. Edhe këtu mund të ketë njerëz që baxhanak u ka marrë 15 milion euro tender. Si t’ju bind unë ju? Kush nga ju vë dorën në zjarr që baxhanaku im nuk ka marrë tender. Askush, mbase Taulanti. Po si i bëhet. Kush nga ju beson që gruaja ime nuk ka ndërtuar pallat. Apo që sarajet e mija, askush, Atëherë një instrument që i bën këto më mirë, më shpejt është i mirëseardhur. Unë presidenti, kryetari i opozitës, kunati, vjehrri, vjehrra ime. Të gjithë. Që të kuptojnë se ku jetojmë, jemi njësoj apo jemi të ndryshëm? Edhe kryeministrat e mëparshëm, fëmijët e tyre, ku udhëtojnë, sa rrinë jashtë shtetit, sa rrinë në Shqipëri? Cilët?”-u shpreh kreu i qeverisë.
Ai ftoi opozitën që të ulet në diskutime për ta çuar deri në fund Vettingun në politikë.
“ Jam gati, shyqyr që u kandis Luli ta bëjë këtë punë. Mos të jetë i lidhur Vettingu në politikë me reformën në drejtësi. Që të kthejmë pas reformën në drejtësi. Ai Vettingu tjetër do vazhdojë. Për këtë Vettingun e politikës jam gati të ulem e të gjejmë mekanizmin. Nuk do jetë një komision bipartizan që do ta bëjë këtë punë. E kemi shumë seriozisht dhe kam ngarkuar Taulantin të flasë me Spahon, Agaçi me Oertin, Ulsi në gatishmëri. Këtë e diskutojmë, por atë Vettingun tjetër do e çojmë deri në fund. Dhe gjithë zogjtë e tjerë do të fluturojnë nga ajo fole. Jam gati që nesër të ulem me Lulin. Ai fillon me.. nuk ulem por unë, do vazhdoj ti lutem. Por rëndësi ka që në fund të bëjë punën”-propozoi Rama duke sqaruar edhe se kush nuk duhet të merret më e politikë, përmes një batute.
“E ti ndajmë këto hesape, e ti ndajmë me libër shpie këto punë. Kush i ka faqet që mungojnë të fusë librin në sqetull e mos të merret më me politikë”.

Article Logic
Execution time: 0.0032260417938232