INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu në Parlament: Në orën 17:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme

Vettingu në Parlament: Në orën 17:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme

Publikuar më: 10:54 30-08-2016

Në orën 17:00 të ditës së sotme do të mbahet seanca e jashtëzakonshme parlamentare, ku do të diskutohet e më pas do të hidhet në votim projektligji i “Vettingut”. Projektligji i cili vjen në kuadër të reformës në drejtësi është një nga më të debatuarit mes dy kampeve politike. Drafti final i projektligjit kaloi në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Ndërsa një ditë përpara seancës plenare, selia blu dorëzoi në Kuvend amendimet e saj për këtë draft ligjor.
Burime nga Kuvendit bëjnë të ditur se lista e deputetëve që pritet të diskutojnë në Parlament për këtë projektligj është e gjatë, çka lë të kuptohet qartë se debati mes palëve do të jetë i ashpër.
Ndërkohë qëndrimi i opozitës për seancën e sotme do të kristalizohet në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat. Në mesditë Basha takohet më grupin e tij kuvendor, ku pritet të merret dhe vendimi përfundimtar i qëndrimit të opozitës për këtë nismë.

Article Logic
Execution time: 0.0039329528808594