INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu i 'dasmës' nuk e shpëton dot gjyqtarin e Kushtetueses. Ja kë kapi 'rrjeta' këtë herë

Vettingu i 'dasmës' nuk e shpëton dot gjyqtarin e Kushtetueses. Ja kë kapi 'rrjeta' këtë herë

Publikuar më: 13:17 10-05-2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses, Fatmir Hoxha. Gjatë shqyrtimit të pasurisë së gjyqtarit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri theksin te një apartament 112 m2 në Tiranë, i cili është blerë në shumën 145 mijë euro. Sipas këtij komisioni blerja e apartamentit nuk justifikohet, pasi për të është deklaruar marrja e një kredie si i pastrehë në vlerën 5 milionë lekë dhe mungon justifikimi i pjesës së tjetër të shumës. Një tjetër problematike e konstatuar ka qene pasuria e deklaruar ne vitin 2004, qe sipas KPK-se është më e madhe se te ardhurat e tij vjetore. Avokati i gjyqtarit në një deklaratë të bërë për mediet seancën e kaluar  tha se pjesa e pasurisë që nuk justifikohej me dokumente kishte ardhur prej parave që të ftuarit i kishin hedhur në hedhur në dasmë. Gjykata Kushtetuese tashmë zyrtarisht është jashtë funksionit. Pas nënshtrimit të procesit të Vettingut anëtarët e saj po largohen një e nga një. Me vendimin e marr sot për Hoxhën Gjykatës Kushtetuese i ikin katër anëtarë, nga 5 që kanë hyrë deri tani në sitën e Vettingut.

Article Logic
Execution time: 0.0038127899169922