INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vettingu, 100 në garë. Totozani: I vlerësojmë ne, pastaj SHBA e BE [VIDEO]

Publikuar më: 20:00 09-02-2017

Më shumë se 100 kandiatë për 27 vende në institucionet e drejtësisë, që do të kryejnë procesin e Vetingut në Shqipëri. Kjo është shifra në ditën e fundit të afatit të kandidimeve pranë Avokatit të Popullit. Në një intervistë për IN Tv, avokati i Popullit Igli Totozani thotë se puna e tij për përzgjedhjen e kandidatëve për institucionet e drejtësisë përfundon pas 7 ditëve.
Avokati vlerësoi rolin e SHBA dhe BE në këtë proces, në momentin që ata i bënë thirrje publike juristëve të bëhen pjesë e këtyre institucioneve, ndërkohë që pas kësaj faze do të jetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që do të thotë fjalën e tij.
Janë 3 institucione të cilat do të ngrihen për realizimin e procesit të Vettingut, proces vendimtar në reformën në drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605