INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetmia, si mund të përfitosh në vetëm 15 minuta

Vetmia, si mund të përfitosh në vetëm 15 minuta

Publikuar më: 10:45 02-10-2018

Nëse deri më tani keni menduar se vetmia vetëm ju trishton dhe ju shkëput nga shoqëria duhet të ndryshoni mendim.

Pasi vetmia edhe mund t’ju ndihmojë.Sipas një studimi amerikan mjaftojnë vetëm çerek ore në ditë që të rrini vetëm dhe janë të mjaftueshme për të mbajtur larg stresin si dhe për të qënë plot energji gjatë pjesës tjetër të ditës.

Por kush do ta kishte menduar se vetmia, mund të jetë një burim i vlefshëm për të luftuar stresin dhe ankthin?Studimi shkencor arriti në përfundimin se koha e kaluar vetëm është një strategji e frikshme për të rizbuluar energjinë dhe të menduarit pozitiv. Është e nevojshme të ndalemi një moment para se ankthi të bëhet histeri ose – më keq – të lejojmë të shpërthejë paniku që e kishim të mbledhur për një kohë të gjatë.

Nëse nuk duam të rrezikojmë të shpërqendrohemi është e këshillueshme të ndalemi një moment dhe të qëndrojmë vetëm për disa minuta.

Hulumtimi i kryer në Nju Jork nxjerr në pah se vetmia është në gjendje të inkurajojë deaktivimin e përvojave të njerëzve që veprojnë në dy fronte: në njërën anë duke çliruar ndjenjën relative në lidhje me ngjarjet pozitive që na mbushin me dashuri dhe nga ana tjetër tensionin që lind nga situatat e vështira dhe stresuese.

Sipas ekspertëve mjaftojnë pesëmbëdhjetë minuta për të rizbuluar veten dhe për të nxitur mendimet pozitive. Kujtojmë se shumë besime fetare e konsiderojnë vetminë në momente të caktuar si një pikë kyce në mendimet e secilit.

Për më tepër shumë studime e kanë lidhur vetminë si një cast që është i lidhur me nivele të larta të kreativitetit.

Por kini kujdes: vetmia duhet të përjetohet si një mundësi dhe jo si një dënim.

Article Logic
Execution time: 0.0044088363647461