INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëm dy javë më vonë Halsey e harroi fare G-Eazy! Tani flirton me këngëtarin e njohur [FOTO]

Vetëm dy javë më vonë Halsey e harroi fare G-Eazy! Tani flirton me këngëtarin e njohur [FOTO]

Publikuar më: 17:44 07-11-2018

Lidhja “on and off” e Halsey dhe G-Eazy duket se ka marrë fund njëherë e mirë me ndarjen e tyre më të fundit. 

Këngëtarja tashmë duket se e ka zëvendësuar ishin e saj, vetëm dy javë pas ndarjes pasi tanimë ëshë mësuar se ka lindur diçka mes Halsey dhe këngëtarit të njohur John Mayer.

24-vjeçarja dhe 41-vjeçari nuk i kanë kursyer flirtimet hapur në “Instagram”, që në momentin që këngëtarja e hitit “Without U” njoftoi se i ka dhënë fund lidhjes me reperin G Eazy.

Halsey publikoi në “Instagram” një foto, ku zbulonte se ishte duke folur në telefon me Mayer dhe shkruante “Karaoke në orën 7 të mëngjesit me John Mayer”. Ndërkohë që ky i fundit, i cili njihet për lidhjet e tij me femrat e famshme të “Hollywood-it”, është bërë shumë aktiv me komente në profilin e Hasley-t.

“A mund të më dërgosh një mesazh? Faleminderit” – i shkruante ai.

“John Mayer të kam shkruar një këngë me një tekst të nxehtë në refren. Do të dërgoj versionin mp3 tani” – iu përgjigj Hasley.

halsey.jpg

halseyyyy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031280517578125