INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëm 8% e recetave antibiotike të justifikuara, pjesa tjetër ...

Vetëm 8% e recetave antibiotike të justifikuara, pjesa tjetër ...

Publikuar më: 10:27 17-01-2019

Një numër i madh recetash të përshkruara për marrjen e antibiotikëve janë të panevojshme. Qytetarët kanë marrë antibiotikë për të cilët nuk kanë pasur nevojë duke çuar kështu drejt rezistencës ndaj tyre. Vetëm tetë për qind e recetave antibiotike në 2016 ishin të justifikuara në mënyrë të qartë, sipas një studimi të ri të amerikanëve të siguruar privatisht. Pjesa tjetër ishte e dyshimtë. 23 për qind ishin të panevojshëm, 36 për qind ishin ndoshta të nevojshëm dhe 28 për qind u bënë pa një diagnozë të dokumentuar. Në fakt, sipas të dhënave më të fundit në 2016, një në gjashtë të rritur dhe një në 10 fëmijë morën një recetë të panevojshme të paktën një herë. Autori kryesor Kao-Ping Chua i Universitetit të Miçiganit paralajmëron se kjo është nënvleftësuar shkalla e vërtetë e mbi-dhënies së recetave mjekësore, e cila po na nxit drejt një të ardhme ku antibiotikët nuk do të punojnë kundër asnjërit prej patogjenëve aktualisht të trajtueshëm.

Article Logic
Execution time: 0.003262996673584