INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vera nuk qenka e mirë për shëndetin sikurse e dinim, vret njëlloj si duhani

Vera nuk qenka e mirë për shëndetin sikurse e dinim, vret njëlloj si duhani

Publikuar më: 12:39 28-03-2019

Vera vret njëlloj si duhani! Mjekët e organizatës ndërkombëtare të Shëndetësisë ‘BMC Public Health’ arritën në këtë konkluzion pas një studim me 1.000 djem dhe vajza të moshave 25-50 vjeç në Universitetin e Southmapton në Angli.

Sipas studimit, pjesëmarrësit ishin persona që ishin prekur nga kanceri dhe nga historiku i tyre u vu re se për burrat një gotë verë është e barabartë me 5 cigare në javë dhe për gratë është e njëjtë me 10 cigare në javë!
Ndaj dhe rreziku për zhvillimin e kancerit është edhe tek ata që konsumoinë alkool edhe tek ata që pijnë 10 ose 5 cigare në javë. Nga 1000 meshkuj, që pinin 1 gotë verë në javë, 10 prej tyre u prekën nga kanceri e nga 1 mijë femra, 14 prej tyre u prekën nga kanceri.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994