INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

‘’Vera Greke’’ tradita përcillet në Shqipëri[VIDEO]

Publikuar më: 15:53 20-06-2018

13 prodhues vere nga Greqia kanë prezantuar për herë të parë në Shqipëri për bizneset dhe konsumatorët produktet e tyre. Njohja me traditën dhe cilësinë ka sjellë në vendin tonë prodhuesit dhe ekspertët më të mirë grekë, të cilët shkëmbyen përvojat e tyre me partnerët shqiptarë. Ndërsa vendi është zyrtarisht në sezonin turistik, për përfaqësuesen e Ambasadës greke në Tiranë Eleni Surani, këto aktivitete janë një përvojë shumë e mirë për të prezantuar traditën, por dhe risitë e kulinarisë.

"Kemi shumë për të treguar. Kemi sjellë bukuritë e vendit tonë dhe e dimë që ju pëlqejnë. Kam takuar shumë njerëz kudo ku kam shërbyer dhe më çudit fakti që të gjithë kërkojnë verën Recin, pavarësisht se tani ekzistojnë teknika te reja. Kemi këtu somelierë të shquar dhe falenderoj prodhuesit që erdhën nga atdheu im për të sjellë diçka të bukur që kemi, produkte që simbolizojnë dashurinë dhe bukurinë", theksoi përfaqësuesja e Ambasadës Greke në Tiranë.

Ndërsa Zoti Muskovis, shpjegon arsyet se përse prodhuesit e verës greke kanë vendosur ti rikthehen traditës së vjetër të prodhimit. "Janë 13 prodhues nga Greqia, të cilët me mundim nxorrën verën nga thellësia e lashtësisë me varietete të ndryshme. Prezantojmë sot për herë të parë në Shqipëri këto produkte të mrekullueshme.’’

Somelierja Chrisa GiartaMpatzi, në një intervistë për In News thotë se aktivitete të tilla janë test për prodhuesit grekë. "Vera greke ka një traditë dhe sot me zhvillimet tekonologjike sillen mjaft prodhime, bëhet edhe më konkurruese në tregjet ndërkombëtare. Më vjen mirë që shumë njerëz kanë ardhur këtu, dhe ky është një test. Ne prezantojmë shume verëra greke", pohon ajo.

vera_1.jpg

1_3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494