INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendosen matësat inteligjentë, Balluku: Sistemi i ri nuk le asnjë vend për abuzime

Vendosen matësat inteligjentë, Balluku: Sistemi i ri nuk le asnjë vend për abuzime

Publikuar më: 15:26 14-09-2019

Operatori i Shpërndarjes ka nisur instalimin e matësve inteligjent të energjisë. Projekti pilot ka nisur me zonën e Kasharit dhe Vorës. Deri tani janë vendosur mbi 3500 matësa, mes të cilave 1000 prej tyre janë subjekteve private. Këto aparate të rinj bëjnë të mundur përmirësimin e procesit të faturimit, si dhe evidentojnë në mënyrë më transparente konsumin ditorë të familjareve.

“Ky është një sistem i cili nuk lë asnjë rrugë për abuzime, qoftë nga abonenti por qoftë edhe nga punonjësit e OSHEE-së. Tashmë faturat printohen direkt sipas të dhënave që ky sistem nxjerr. Për më tepër sistemi i matësave inteligjentë ofron gjithashtu kontrollin e automatizuar për të gjitha problemet gjatë shkëputjes së energjisë elektrike apo rilidhjes së saj nga qendra”, u shpreh ministrja Balluku.

Një nga ankesat më të mëdha të qytetarëve janë mbifaturimet, ndaj aparate të tillë do të shmangin këtë fenomen.

Vendosja e matësve të rinj kryhen nga kompania e shpërndarjes së energjisë pa kosto shtesë. Një aparat të tillë e paguajnë vetëm ata që lidhin marrëveshje për herë të parë me kompaninë e energjisë.

Article Logic
Execution time: 0.0030920505523682