INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi: Të luash kalçeto me kolegët bëhet pjesë e orarit të punës

Vendimi: Të luash kalçeto me kolegët bëhet pjesë e orarit të punës

Publikuar më: 09:48 15-06-2019

Shpesh herë në një vend pune djemtë organizojnë ndeshje futbolli mes tyre si një mënyrë argëtimi si dhe të heqin tutje stresin e punës.

Por në Spanjë duket se djemtë do të kenë edhe më shumë përfitime, pasi edhe kalçeto me kolegët do të konsiderohet orar i punës. Dhe çdo lëndim në fushë do të konsiderohet aksident në punë.

Dhe të gjithë ata që luajnë do të kenë kohë 12 orë pushim para se të rikthehen në punë.

Një ngjarje e tillë buron nga një kërkesë e sindikatave Altadis që ka organizuar turne të futbollit pjesëmarrja ishte në baza vullnetare me garancinë që lojtarët mund të mbulonin kohën e investuar në ndeshje me ditë apo orë, por bashkimi vazhdoi më tej duke kërkuar që koha e kaluar duke luajtur futboll të konsiderohet si kohë pune.

Dhe kërkesa është pranuar dhe vendimi është marrë nga Gjykata.

Article Logic
Execution time: 0.0027751922607422