INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VENDIMI: Socialistët refuzojnë arrestimin e Saimir Tahirit. “Prokuroria nuk ka prova”

VENDIMI: Socialistët refuzojnë arrestimin e Saimir Tahirit. “Prokuroria nuk ka prova”

Publikuar më: 17:04 21-10-2017

Pas 6 orësh diskutime dhe debat, anëtarët socialistë në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve kanë refuzuar kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Megjithatë anëtarët socialistë të Këshillit të Mandateve do ti propozojnë Kuvendit që ti hiqet imuniteti deputetit ish ministrit të brendshëm, dhe të nisë hetimi i plotë nga organi i akuzës. Ulsi Manja ka shpjeguar vendimin e socialistëve në një dalje për mediat.
Ulsi manja
Ne pranuam kërkesën e prokurorisë për kontrollin e banesës dhe atë personal, konform rregullave të Kodit të Procedurës penale. Prokuroria është e lirë të veprojë, ndërsa lidhur me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit ne si shumicë çmojmë se kërkesa e prokurorisë nuk mbështetet në prova. Prokuroria është e lirë, pasi të marrë vendim në Kuvend, të vijojë hetimet.

PD e LSI do të kenë një tjetër raport për Kuvendit, ndërsa për mediat deputetët demokratë dhe ai I LSI Naço lëshuan këto deklarata.
Enkelejd Alibeaj:
E pritshme ishte ajo që edhe ju e keni menduar gjatë kësaj kohe. PS, të pesë anëtarët e PS në Këshillin e Mandateve dhe Rregulloreve votuan kundër dhënies së Autorizimit për arrest dhe kontroll, si një akt i vetëm i prokurorisë. Ky shtet përfundimisht është kapur nga krimi dhe nga mafia.
Gent Strazimiri:
Kërkesën e prokurorisë e ndanë në dy pjesë. Ligjërisht sapo kanë thënë që nuk është ky Saimir që kërkon Guardia di Finanza, por edhe nëqoftëse është, ka ndonjë intrigë politike. Kjo është historia. Edhe në Parlament votën qeveria e komandon, si këta që votuan sot këtu.
Nasip Naço:
Opozita votoi pro për të gjitha kërkesat që kishte sjellë organi i prokurorisë, ndërsa PS, 5 deputetët e saj votuan për variantin tjetër, vetëm për kontrollin personal dhe kontrollin e banesës duke përjashtuar në të gjitha rastet kërkesën e arrestimit. Besoj që me këtë mënyrë votimi do të kenë dy raporte. Një që mbështet plotësisht organin e prokurorisë në kërkesat e saj dhe raporti i dytë do të jetë vetëm për kontrollin personal dhe të banesës. Do të jetë Kuvendi ai që do të vendosë me votë. Shpresoj që deri ditën e mërkurë gjërat do të ndryshojnë dhe ata që e pranuan pjesërisht ta pranojnë plotësisht kërkesën e organit të prokurorisë. Është paravendosur ditë më parë që seanca do të jetë.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553