INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi që ngriti në këmbë banorët e Venecias. 'Qyteti i Dashurisë' po vdes!

Vendimi që ngriti në këmbë banorët e Venecias. 'Qyteti i Dashurisë' po vdes!

Publikuar më: 14:46 10-05-2018

Venecia ka ndaluar hapjen e shitoreve të reja që ofrojnë ushqime të shpejta, në qytet për tre vitet e ardhshme, si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të zvogëluar pasojat e ndikimit nga turizmi masiv. Vendimi është pjesë e një përpjekje më të gjerë për të ruajtur hijeshinë e Trashëgimisë Botërore, pasi kishat, urat historike dhe bankat e kanalit janë shpesh të mbipopulluar me vizitorët të cilët konsumojnë edhe ushqime në këto pika turistike. Ngrënia në rrugë dhe në sheshet e lashta të këtij qyteti të famshëm gjithashtu krijon mbeturina me bollëk dhe problemet e lidhura me parazitë për shkak të tufave të pulëbardha dhe pëllumbave. Rregullorja u autorizua nga Luigi Brugnaro, kryebashkiaku i Venecias, dhe është e vlefshme edhe për ishujt e largët të Murano dhe Burano, të cilët gjithashtu janë të mbipopulluar me vizitorë.

pellumbat.jpg

Ky vendim ndjek një tjetër direktivë të diskutueshme të publikuar kohët e fundit për të ndarë turistët dhe vendasit gjatë fundjavave të Majit, e cila është një nga kohët më të ngarkuara të vitit. "Ne refuzojmë idenë e marrjes së pikave të kontrollit për të hyrë në qytet. Ne jemi në qytetin tonë, "tha protestuesi Marco Baravalle në një video që më vonë u postua në mediet sociale. "Nuk është kryetari i bashkisë që zotëron qytetin. Nuk është as policia, as turistët. Venecia po vdes," shtoi ai. "Kryetari i bashkisë që vendos të mbyll site turistike po demonstron se po heq dorë. Ai dëshiron që Venecia të bëhet një qytet pa banorë"-deklaron veneciani. Përkundër fushatës së informimit publik të qytetit #EnjoyRespectVenezia, i cili inkurajon vizitorët të sillen "në një mënyrë të përgjegjshme dhe të respektueshme" në harmoni me banorët lokalë, vëllimi i madh i turistëve të armatosur me shkopinj-selfie nuk tregon shenja të rënies së turizmit. Shqetësimet në lidhje me ndikimin e turizmit masiv në një qytet që strehon 60.000 vizitorë çdo ditë vazhdojnë të rriten. Paola Mar, shefja turizmit të këtij destinacioni global, foli ekskluzivisht në The Independent vitin e kaluar, duke e përshkruar qytetin në verë si "në luftë".

Article Logic
Execution time: 0.0033421516418457