INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi për kuksianët, Basha: Drejtësi gjysmake, çfarë pritet të ndodh…

Vendimi për kuksianët, Basha: Drejtësi gjysmake, çfarë pritet të ndodh…

Publikuar më: 15:52 20-04-2018

Vetëm pak minuta pasi Gjykata e Apelit Shkodër dha vendimin për 11 protestuesit e Kukësit, ku 7 prej tyre u liruan ka reaguar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetin social Facebook Basha shprehet se vendimi ishte një arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve.

Ndërsa vendimin për lënien në burg të 4 protestuesve ai e quan drejtësi gjysmake.

Basha paralajmëron se qëndresa qytetare do të vijojë.

Postimi i Plotë

Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve.

Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament.

Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera.

Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit.

Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166