INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi: Kujdes me pasaportën, ja përse mund të penalizohesh

Vendimi: Kujdes me pasaportën, ja përse mund të penalizohesh

Publikuar më: 12:12 16-07-2019

Ministri Sandër Lleshaj bën me dije një vendim që mund të ndëshkojë qytetarët shqiptarë.

Sipas tij, nëse pasaporta skadon në dhjetor të këtij viti, atëherë do të jetë thuajse e pamundur të udhëtosh në muajin tetor, nëse nuk ke aplikuar për dokumentin e ri për udhëtimin jashtë shtetit.

Një fakt të tillë e bëri të ditur vetë ministri, teksa komentoi edhe një tjetër fakt. Sipas tij, janë mbi 1 milion karta identiteti dhe pasaporta qytetarësh, të cilët mbarojnë afatin e vlefshmërisë këtë vit.

Dhe është me rëndësi të madhe që qytetarët të shfrytëzojnë kohën për të aplikuar, sa nuk është vonë për të mos e lënë që në fund të vitit të mblidhen e të shtohen radhët .

“Por gjej rastin edhe njëherë t’i ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë për t’u pajisur me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike, ende sa ka kohë. E gjitha kjo bëhet për t’i kujtuar qytetarët që 31 dhjetori është afati i fundit, por nuk mund të prodhohen të gjitha kartat në datën 31 dhjetor! Do të duhet që gjithë kjo kohë, përpara datës 31 dhjetor të shfrytëzohet nga çdo qytetar në mënyrë që të evitojmë radhët, stresin dhe të gjitha problemet që lidhen me këtë çështje” u shpreh Lleshaj.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055