INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendi nën pushtetin e reshjeve të shiut dhe borës

Vendi nën pushtetin e reshjeve të shiut dhe borës

Publikuar më: 10:59 27-11-2017

Dita e Hënë do të mbizotërohet nga moti i keq. Gjatë paradites do të regjistrohen reshje shiu të cilat do të pakësohen gradualisht në orët e pasdites. Në disa qarqe shirat do të jenë më intensive shoqëruar dhe me shtërngata. Ndërkohë në zonat malore të vendit do të bien reshje bore. Temperaturat e ajrit ulen me 3- 4°C gjatë mëngjesit në zonat malore, por rënie të lehtë do ketë në ultësirën perëndimore ndërsa mesdita dhe mbrëmja sjellin një rënie të ndjeshme termike. Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 56 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë. Pritet të ketë forcim të erës, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore, e cila do të bëhet problematike në disa zona malore, ku pritet  t’i kalojë 55 km/orë.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162