INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendje, nesër ndryshon ora. E diela nis 60 minuta më herët

Vëmendje, nesër ndryshon ora. E diela nis 60 minuta më herët

Publikuar më: 09:52 30-03-2019

Nesër, në të dielën e fundit të këtij muaji, hyn në fuqi ora verore. Akrepat e orës lëvizin 60 minuta para duke filluar nga ora 02:00. Lëvizja e akrepave bëhet me një orë para. Kështu ora 02:00 e datës 31 mars, do të jetë ora 03:00. 

Ndërkohë, në institucionet europiane për ndryshimin e orës është bërë një debat dhe është marrë një vendim.
Parlamenti Europian ka vendosur me vota për heqjen e ndryshimit të orës, përkatësisht llogaritjen e kohës verore e dimërore.
Sipas vendimit të marrë, më 2021 ndërpritet lëvizja e treguesve të orës, që ndodhte me dekada dy herë në vit, të dielën e fundit të muajve mars e tetor.

Article Logic
Execution time: 0.0030441284179688