INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendje! Ja si do të quhet filmi i ardhshëm i Avengers

Vëmendje! Ja si do të quhet filmi i ardhshëm i Avengers

Publikuar më: 15:27 12-07-2018

Avengers është një ndër seritë më popullore të fimave ndonjëherë. Instalimi i fundit i filmit ishte mjaft cilësor dhe u prit mjaft mirë nga kritika, si dhe nga fansat e filmit.

Në vitin 2000, atëherë kur Marvel ishte në prag të falimentit, Sony Pictures bleu nga ata të drejtat për Spider-Man, por cilësoi si të pavlerë heronjtë e tjerë të Marvel. Sony tani duhet të jetë penduar shumë, pasi Disney bleu Marvel dhe jo vetëm që e shpëtoi nga falimenti, por ama krijoi universion më të madh kinematik në histori duke u bazuar në komikët e tyre.

Gjithçka nisi 10 vite më parë me lançimin e Iron Man dhe që atëherë Universi i Marvel ka vazhduar veç që të zmadhohet. Iron Man do të shfaqet për herë të fundit tek seria e ardhshme e Avengers, mbase dhe Kapiten Amerika do të ketë të njëjtin fat, së bashku me avengers-at origjinal.

Seria e re e filmit do të dali në kinema në 3 Maj të vitit 2019. Titulli i saj mendohet të jetë: Avengers: End Game. Pritshmëritë janë të mëdha dhe fakti që ky film do të jetë i fundit për disa nga superheronjtë më të mirë të historisë e bën mjaft dramatik. Dua të them: E kush pëlqen filmat me superheronj dhe nuk pëlqen karakteret origjinalë të Avengers.thanos.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00074601173400879
    array(1) { ["section"]=> string(60) "vemendje-ja-si-do-te-quhet-filmi-i-ardhshem-i-avengers-64798" }