INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vëmendja tek Botërori në Rusi, çfarë paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës

Vëmendja tek Botërori në Rusi, çfarë paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës

Publikuar më: 15:57 13-06-2018

Në datën 14 qershor e gjithë vëmendja e botës do të jetë në Rusi, ku zhvillohet një nga eventet më të rëndësishmet të sportit Kampionati Botëror ku marrin pjesë 32 skuadra.

Dhe padyshim shumë tifozë kanë vërshuar në Rusi për të shijuar spektaklin.Përballë zhurmës që krijohet agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë të gjithë tifozët që kanë zgjedhur të shohin ndeshjet në stadiumet ruse.

Zyrtarët e shërbimeve të Inteligjencës kanë këshilluar të gjithë njerëzit të mos marrin me vete telefonët pasi mund të bien pre e spiunëve apo dhe kriminelëve.

Shërbimet e sigurisë nënvizojnë se të gjitha pajisjet teknologjike që do të përdoren jashtë turneut mund të hakerohen nga pritatët kibernetikë rusë apo edhe agjentët rusë.

‘Tifozët mund të përdorin numra njëpërdorimësh që mund t’i shkatërrojnë para se të mbërrijnë në shtëpi’ shpjegojnë ekspertët e FBI-së.

Ata shpjegojnë se duhet patur kujdes edhe kur marrin Wi Fi në hotele apo hapësira publike.

Në një deklaratë të publikuar ekspertja e FBI William Evanina shprehet se të gjithë tifozët duhet të kenë kujdes pasi edhe përballë situatave të parëndësishme hakerat sërish mund t’i targetojnë.

Paralajmërime të tilla vijnë pak javë pasi klubi anglez i futbollit mori masa për të forcuar sigurinë.

Më shumë se 400.000 tifozë të huaj pritet të udhëtojnë drejt Rusisë. Dhe pa dyshim vëmendja do të jetë maksimale.

Article Logic
Execution time: 0.00319504737854