INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Veliaj në ditën e rinisë “shigjeton” Berishën[FOTO][VIDEO]

Publikuar më: 15:23 08-12-2017

Ditën e rinisë këtë vit, Kreu i Bashkisë së Tiranës e ka organizuar krejt ndryshe duke bërë bashkë dy breza. Ata që kanë lindur në 8 dhjetor dhe ata që në 8 dhjetor ishin në një moshë më të rritur dhe kuptuan që po bënin diçka të madhe, përmbysjen e komunizmit. E në fakt të gjithë ndanë kujtimet e asaj dite prej të cilëve sot jemi të lirë.
Vetë Veliaj shigjetoi Berishën para ish-dhjetoristëve Mesila Dodës, Blendi Gonxhes, Ilir Dizdarit, Spiro Currës dhe Bislim Ahmetajt.
“Para se të vija këtu, në radio, po dëgjoja disa fjalime, dëgjova edhe të këtij plakut dhe asnjë nga ata që ishin dhjetoristë e sollën revolucionin e vërtetë. Aktivist o je o s'je. Ai që është aktiv, është në çdo kohë, edhe kur s'është në pushtet. Përndryshe është thjesht një "aksident politik", tha Veliaj.

dhjetoriii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031390190124512