INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj lajmëron se punimet e Bulevardit të ri janë drejt fundit

Veliaj lajmëron se punimet e Bulevardit të ri janë drejt fundit

Publikuar më: 16:29 02-01-2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspekuar punimet e segmentit të dytë të Bulevardit të ri dhe ka thënë se është i kënaqur me ritmin e punës. Hapja e segmentit të dytë do të mundësojë edhe lidhjen e bulevardit me disa rrugë dytësore dhe kështu do të zbutet dhe trafiku.

“Jemi duke punuar në gjysmën e dytë të segmentit dhe është çështje kohe sa të prekim Bregun e Lumit, aty ku Bulevardi bashkohet me projektin e Parkut Qendror, për të krijuar ndoshta projektin më të madh inxhinierik dhe infrastrukturor për Tiranën. Kemi mbaruar me shumicën e punimeve, po presim për pak mot të mirë, që të kemi mundësi të vazhdojmë me asfaltin. Siç e shikoni, pjesa më e madhe e Bulevardit është pjesa e parkut, pra pjesa ku kalohet kohë me këmbësorët, ku ulesh në një stol, ku ke korsinë e biçikletave, apo pistën e vrapit”, tha Veliaj.
Me përfundimin e më shumë se gjysmës së punimeve, Kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi se në pranverë e pikërisht Ditën e Verës, ai do jetë gati të presë një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike.

Article Logic
Execution time: 0.0041129589080811