INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj, inaguron një kënd tjetër për fëmijët dhe lajmëron të tjera projekte

Veliaj, inaguron një kënd tjetër për fëmijët dhe lajmëron të tjera projekte

Publikuar më: 12:56 15-02-2017

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka inaguruar një kënd të ri lojrash në njësinë nr. 5, në rrugën “Sulejman Delvina”. Ky është këndi i nëntë të lojërave në kryeqytet dhe Veliaj premtoi se investimet për fëmijët e qytetit do të vazhdojnë në të gjitha njësitë. Ai tha se krahas ndërtimit të këndit të lojërave do të vijojë edhe përmirësimi i fasadave të pallateve, të cilat do të kthehen në vepër arti për ti dhënë jetë gjithë zonës përreth. 

“Është më mirë kur këto kënde janë poshtë pallateve. Ndaj, do të vazhdojmë që disa nga fasadat e qytetit t’i kthejmë në piktura për fëmijët, që të ketë më shumë argëtim. E di që fasada nuk është gjithçka, por krijon atmosferë, e bën komunitetin të duket më i pastër, e bën lagjen më estetike, gjithashtu na jep kënaqësi që të kalojmë edhe më shumë kohë me njëri-tjetrin. Kështu që, nuk kemi bërë vetëm një kënd lodrash, por kemi bërë një hapësirë për komunitetin”, sqaroi Veliaj.
Kryetari i Bashkisë garantoi vijimin e investimeve nga ana e Bashkisë për ndërtimin e këndeve të lojërave, jo vetëm brenda zonës urbane, por edhe në zonat rurale.

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873