INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veçoritë e reja e bëjnë Whatsapp-in aplikacionin universal të komunikimit

Veçoritë e reja e bëjnë Whatsapp-in aplikacionin universal të komunikimit

Publikuar më: 18:57 03-03-2016

Whatsapp po shndërrohet gjithmonë e më shumë në aplikacionin universal të komunikimit.

Në rast se më parë “anulloi” konkurrencën e Viber duke futur edhe komunikimin me zë, tashmë duket se kërkon të fitojë terren edhe ndaj messengerit të Facebook, pasi vështirë se dikush do të heqë dorë nga e-mailet. Tashmë Whatsapp bën të mundur dërgimin e dokumentave me kontaktet e juaja nëpërmjet chat-it. Veçoria më e fundit është e disponueshme pas përditësimit të aplikacionit shumë të përdorur në Google Store apo App Store. Megjithatë deri tani duket se ky opsion është i rezervuar vetëm për dokumentat e tipit PDF, ndërkohë që priten ndryshime në të ardhmen duke futur edhe larmishmëri dokumentash. Gjithashtu nuk mund të dërgosh një dokument në rast se përdoruesi tjetër nuk e ka përditësuar Whatsapp me veçorinë e fundit. Por nuk mbyllet me kaq pasi tashmë mund të ndryshohet edhe ngjyra e backgroundit në aplikacionin “e gjelbërt” të komunikimit.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879