INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veç gripit dhe fruthi po bën ''namin'' në Shqipëri

Veç gripit dhe fruthi po bën ''namin'' në Shqipëri

Publikuar më: 11:36 05-02-2019

Veç të prekurve nga gripi në Shqipëri rritje kanë pësuar dhe ata me fruth. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin se numri i të prekurve nga fruthi rezulton 51 persona.

Në një përditësim të fundit nga ISHP vërehet se kemi një rritje me 10 raste në krahasim me një javë më parë, ku numri i të prekurve ishte 41.
Grupmosha më e prekur është ajo e fëmijëve nën 2 vjeç. Pjesa më e madhe e rasteve me fruth, është e përqendruar në Tiranë.
ISHP vijon thirrjet për vaksinimin e fëmijëve, por edhe të rriturve që nuk e kanë bërë vaksinën, pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar fruthin.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051