INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Vdisnit' pas serialit REBELDE? Tashmë nis 'epoka e re' e tyre, ja kur mund t'i shihni [VIDEO]

'Vdisnit' pas serialit REBELDE? Tashmë nis 'epoka e re' e tyre, ja kur mund t'i shihni [VIDEO]

Publikuar më: 15:26 11-07-2018

Me siguri seriali 'Rebelde' ka qenë ndër të preferuarit tuaj dhe mbase vazhdon të jetë. Të shumtë janë shqiptarët të cilët në kohën e transmetimit të tyre 'linin kokën pas tyre', madje shumë kishin posterat e tyre.

Por e dini që seriali 'RBD' ka pasarëdhësit e tij?

Mbrëmjen e djeshme ka nisur "epoka e re" e serialit që 'mbërtheu' para ekranit miliona shikues në mbarë botën. Entuziazmi vazhdon të jetë edhe te seriali i ri me titull 'Like, La Leyenda'. Producentët kanë publikuar klipin e këngës hyrëe të serialit të ri, që titullohet " Este Movimiento". Historia do të jetë sërish rreth muzikës dhe si ata planifikojnë të bëjnë koncerte, në të cilat do të interpretojnë këngët e telenovelës, e cila do të dalë më 3 shtator në televizion. Tani shijoni këngën e yjeve në rritje, pasi pretendohet se shikueshmëria do jetë e lartë./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.003652811050415